Protestojnë punëtorët fizik të KEK-ut

Aktuale

Protestojnë punëtorët fizik të KEK-ut

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 10:55
Punëtorët fizik të KEK-ut

Shoqata Sindikale e punëtorëve të sigurimit fizik në KEK ka protestuar sot para të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Ata thanë se kërkesa e tyre tash e disa kohë është që të kthehen në kuadër të kësaj kompanie.

Protestuesit bënë thirrje që të kthehen në shtëpinë e tyre, dhe kërkuan mostenderimin e këtij departamenti.

Nuk është hera e parë që kjo sindikatë përmes protestave paraqet të njëjtat kërkesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat