LDK e konfirmon: Abdixhiku në mbrojtje të policisë

Aktuale

LDK e konfirmon: Abdixhiku në mbrojtje të policisë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 20:24
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj Lumir Abdixhiku, është marrë në mbrojtje të policisë.

Zëdhënësja politike e këtij subjekti, Sibel Halimi, tha se lajmi është i vërtetë.

“Për të gjitha informacionet e tjera ju lutem kontaktoni policinë e Kosovës”, tha ajo.

Ende nuk dihet se cila është aryseja e këtij zhvillimi.

Në mbrojtje të policisë, është marrë edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat