Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

Aktuale

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 12:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Është arrestuar i dyshuari i tretë për rastin e grabitjes se një argjendarie në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic dhe një tjetër u lëndua.

Këtë e ka bërë të ditur prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona gjatë së shtunës, yshohet se janë përfshirë në ndihmë të kryerjes së veprës penale të grabitjes në Suharekë.

Kujtojmë, se mbrëmjen e së mërkurës të datës 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat