Haxhiu: Popullit tonë shqiptar, Gëzuar Dita e Flamurit

Aktuale

Haxhiu: Popullit tonë shqiptar, Gëzuar Dita e Flamurit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 10:46
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka uruar festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Haxhiu tha se ndër breza janë bërë përpjekje të pareshtura për ta lartësuar kombin tonë.

“Popullit tonë shqiptar, Gëzuar Dita e Flamurit. Përpjekje të parreshtura ndër breza u bënë për ta lartësuar kombin tonë.

Ndërgjegja morale që na vjen nga historia dhe perspektiva e ardhmërisë duhet të jenë udhërrëfyes i kontributit të secilit kudo që jeton për të forcuar atdheun dhe popullin tonë shqiptarë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat