Tri Komisione Parlamentare shqyrtojnë buxhetin e vitit 2024

Aktuale

Tri Komisione Parlamentare shqyrtojnë buxhetin e vitit 2024

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen këto Komisione Parlamentare.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka në rend dite shqyrtimin e raportit me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Fondin sovran të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji, shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban diskutim me Institucionet/Agjencionet që bien në fushëveprim të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në lidhje me kërkesat buxhetore për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, bën  shqyrtimin e raportit me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe shqyrtimin e aplikacioneve për pozitën Komisioneri Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, bën shqyrtimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushveprimi i Komisionit për bujqësi, i ftuar:Ministri i MBPZHR-së.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, për vitin 2022. Të ftuar: Bordi i AKP-së. Raporton RTKlive. Po ashtu do të bëhet shqyrtimi e raporti të auditimit të përformances: Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021.

Ndërkaq Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave, bën intervistimin e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të  Mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat