Pacolli reagon përsëri, tregon detaje për Naim Murselin dhe bashkëshorten e tij

Aktuale

Pacolli reagon përsëri, tregon detaje për Naim Murselin dhe bashkëshorten e tij

Nga: H.O. Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 19:51
Behgjet Pacolli, Naim Murseli

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli edhe njëherë ka reaguar pas rastit të vrasjes së Liridona Ademaj. Ai shkruan në facebook se shpreh ngushëllime për këtë rast, ndërsa ka disa fjalë edhe për bashkëshortin e saj, Naim Murselin.

Pacolli shkruan se, Murselin e njeh prej vitesh dhe përmend se si e mori të bashkëpunonte me të.

Madje, Pacolli shkruan se kishte raporte shumë të mira edhe me Liridonën, tashmë të ndjerë, dhe familjen e saj.

Postimi i plotë në Facebook:

Edhe një herë, shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e Liridonës  me këtë ngjarje të trishtueshme.

Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m'u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019.

Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri.

Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona  kishte miqësi me familjen time.

Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve.

Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues.

Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t'u tregojë secilit vendin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat