Oda e Avokatëve të Kosovës feston 50 vjetorin e themelimit

Aktuale

Oda e Avokatëve të Kosovës feston 50 vjetorin e themelimit

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 14:22
Oda e Avokatëve të Kosovës

Oda e Avokatëve të Kosovës sot shënon pesëdhjetë vjetorin e themelimit. Me këtë rast është mbajtur një ceremoni për të festuar këtë ditë.

Për gjysmë shekullin e themelimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, kryetari i kësaj ode, Behar Ejupi i përgëzoi të gjithë avokatët për punën dhe përkushtimin e tyre.

Ejupi këtë ceremoni e quajti si moment krenarie dhe reflektimi për një rrugë të gjatë dhe të pasur për drejtësi.

“Moment krenarie dhe reflektimi për një rrugë të gjatë dhe të pasur, ku përkushtimi ndaj drejtësisë dhe lirisë ka qenë në qendër të çdo përpjekje dhe sfide gjatë tërë këtyre viteve”, është shprehur Ejupi.

Po ashtu, ai ka ndarë edhe mirënjohje për të gjithë ish-kryetarët e Odës së Avokatëve.

Në ceremoni ishte i pranishëm përpos figurave të njohura, edhe kryetari i Dhomës së Avokatëve te Shqipërisë, Maksim Haxhia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat