​Ambasadorja Ziv uron besimtarët katolikë për Krishtlindje

Aktuale

​Ambasadorja Ziv uron besimtarët katolikë për Krishtlindje

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:39
Ilustrim

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Merry Christmas, Chag Molad Sameach, Gëzuar Krishtlindjen të gjithë miqve në Izrael, Kosovë dhe në mbarë botën! Ju uroj juve dhe familjeve tuaja paqe, shëndet, lumturi e begati”, ka shkruar ambasadorja Ziv në rrjetin social X.

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krishti.

Pas Pashkëve, është festa më e rëndësishme për të krishterët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat