Viti 2024, viti i liberalizimit të vizave!

Aktuale

Viti 2024, viti i liberalizimit të vizave!

Nga: H.O. Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 23:30
Ilustrim

Edhe pak minuta na ndajnë nga viti 2024, që lirisht mund të quhet si viti i lirisë së qytetarëve të Kosovës, apo viti i liberalizimit të vizave.

Që nga nesër qytetarët e Kosovës janë të lirë të udhëtojnë të lirë, pa qenë nevoja të presim me muaj e në radha të gjata për një termin vize. Qytetarët mund të realizojnë vizita të shkurta në vendet e zonës Shengen,

Viti 2023 do të mbahet mend për shumë ngjarje e situata në të cilat u gjend Kosova, dhe si i tillë do të mbahet mend.

Viti sfidues për Kosovën, që ikën brenda pak minutave, po na e sjell liberalizimin e vizave, proces i premtuar për vite më radhë.

Megjithatë presim që viti 2024 të jetë viti i Kosovës në tërësi, pasi presim të jetë vit i marrëveshjeve të mëdha e zhvillimeve të mëdha politike

Gazeta ‘Bota sot’ ua uron të gjithë qytetarëve gëzuar vitin e ri 2024, duke ju uruar shëndet e mbarësi në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat