“Nuk jam kapiteni, por kryeministri juaj!” - Albin Kurti surprizon udhëtarët e parë në fluturimin pa viza: Kujdes, mos thyeni rregullat!

Aktuale

“Nuk jam kapiteni, por kryeministri juaj!” - Albin Kurti surprizon udhëtarët e parë në fluturimin pa viza: Kujdes, mos thyeni rregullat!

Më: 1 janar 2024 Në ora: 18:17
Kryeministri Albin Kurti

Qytetarët e Kosovës kanë nsiur nga 1 Janari udhëtimet e tyre pa viza në vendet e zonës Schengen.

Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur të surprizojë ushëtarët e parë të përzgjedhur në udhëtimin e parë pa viza.

Ai dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ishin paraditen e 1 Janarit në aeroportin “Adem Jashari”.

Ndërsa përgatiteshin të niseshin drejt Austrisë, qytetarët dëgjuan zërin e Kurtit, në vend të atij të kapitenit.

“Mirëdita të gjithëve! Ky nuk është kapiteni juaj, por kryeministri juaj. Fillimisht urime vitin e ri. Sot është dita e parë e vitit 2024, por njëkohësisht është edhe dita e parë e udhëtimit pa viza”, iu lajmërua atyre kryeministri.

Ai iu kërkoi atyre që të mos i thejnë rregullat e liberalizimit të vizave, që përcaktojnë qëndrim deri në 90 ditë në zonën Schengen përbrenda 180 ditëve.

“Mos qëndroni më shumë se 90 ditë përbrenda 180 ditëve, sepse, siç e dini, liritë kanë rregulla”, iu tha Kurti atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat