Bajrami: Dodiku është kukulla e Vuçiqit dhe Putinit – të reagojnë ShBA-ja dhe BE-ja

Aktuale

Bajrami: Dodiku është kukulla e Vuçiqit dhe Putinit – të reagojnë ShBA-ja dhe BE-ja

Më: 10 janar 2024 Në ora: 00:55
Qerim Bajrami

Ish-deputeti i Komunitetit Boshnjak, Qerim Bajrami, ka thënë se presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, po vazhdon të provokojë me forca të sigurisë.

Ai ka theksuar se Milorad Dodik është kukulla në duart e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Ne si njerëz që i përjetojmë këto provokimet e Dodikut, por edhe Vuçiqi që qëndron prapa të gjitha hapave të Dodikut në Bosnjë, ne e presim një intervenim të fortë nga ShBA-ja edhe nga BE-ja”, ka thënë ai.

“Ata mund të marrin masa kundër Dodikut dhe njerëzve të tjerë që provokojnë dhe pengojnë paqen në Ballkan. Çdo ditë e më shumë vepron sipas urdhrave të Vuçiqit dhe Putinit, kjo është e qartë dhe shihet çdo ditë e më shumë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, tani gjithçka varet nga intervenimi ndërkombëtar.

“Ka një kërcënim se do ta shpallin pavarësinë e Republika Serbe. Me këto veprime, Bosnja nuk mund të zhvillohet siç duhet”, është shprehur ish-deputeti Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat