“Çmenduri të flitet për luftë”, Lajçi: Lufta mbjell panik

Aktuale

“Çmenduri të flitet për luftë”, Lajçi: Lufta mbjell panik

Më: 16 janar 2024 Në ora: 22:14
Driton Lajçi

Komentatori politik Driton Lajçi e ka quajtur çmenduri të flitet për luftë, duke folur për relacionet e Kosovës me Serbinë.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Politko” që sipas tij, fjalori i luftës ka pasoja për Kosovën.

“Apeli për luftë nuk është shaka, mbjell panik, frikë, ka ndikim te investitorët e aq më shumë tash kur e kemi liberalizimi i vizave që ndikon në ikjen e njerëzve”, ka thënë Lajçi.

Sipas tij, Vuçiq në krejt karrierën e tij është ndërtuar mbi konflikte.

“Vet diskursi i luftës është diçka e cila nuk do të duhej të jetë pjesë debateve tona, e aq më pak e politikave tona. Është çmenduri që në qershor 19999 e përfunduam një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe pas më shumë se 20 vjet del dikush në Serbi dhe thotë duam të luftojmë kundër Kosovës”, ka thënë Lajçi

Ai iu k bërë thirrje edhe politikanëve kosovarë që fjalë ‘luftë’ ta përdorin sa më pak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat