Shala: Marrëveshja e KEDS-it me Elektrosever s’po zbatohet në plotni

Aktuale

Shala: Marrëveshja e KEDS-it me Elektrosever s’po zbatohet në plotni

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:51
Ferat Shala

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka deklaruar se marrëveshja e KEDS-it me Elektrosever në Veri, sipas së cilës nis faturimi i rrymës për qytetarët që jetojnë atje, nuk po zbatohet në plotni.

Shala ka thënë se kjo marrëveshje nuk po implementohet në plotni, meqenëse akoma trafostacioni kryesor i Vallaqit është në dorën e strukturave paralele.

“Ka filluar një pjesë e implementimit të kësaj marrëveshje, që është shenjë e mirë por që do shumë punë dhe angazhim dhe ende nuk është në plotni duke u zbatuar marrëveshja. Kjo Qeveri ka humb 10 vjet duke e sha këtë marrëveshje dhe është kthyer në pikën e njëjtë, në marrëveshjen e 2013-tës edhe këtu kemi një mashtrim të madh. Ende trafostacioni qendror ose pika kufitare e Vallaqit është nën dorën e strukturës paralele”, tha Shala.

Në anën tjetër në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur sot, PDK ka paraqitur një rezolutë me disa kërkesa për Qeverinë dhe për ZRrE, ku mes tjerash është kërkuar që të hiqet tarifa dhe që të anulohet shtrenjtimi i rrymës eklektike.

Propozuesi i kësaj rezolute, deputeti Shala ka potencuar se çmimi i rrymës duhet të kthehet në çmimin bazë.

Gjithashtu ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me importin e rrymës, duke potencuar se mekanizmat energjetik kanë blerë pa nevojë.

Ne kemi ngritur shqetësimin tonë me anë të kësaj rezolute e cila i kërkon Qeverisë dhe instancave rregullatore që të rishqyrtoj çështjen e ngritjes se çmimit dhe ta kthej në çmimin bazë. Qytetarët po e  përjetojnë që kjo ngritje është e papërballueshme. Ne kemi kapacitete prodhuese, sepse mbi 95 për qind të konsumit ne e realizojmë vet. Po ashtu kemi shqetësimet tona që një pjesë e këtyre importeve që janë siguruar nga mekanizmat e sektorit energjetik kanë pasur shkallë të lartë të dyshimit dhe blerjes së panevojshme duke u orvatur që ato të futen në treg siç nuk do të duhej”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se çmimi i importeve ka rënë shumë fish dhe kjo do të duhej të reflektonte edhe në çmimin e konsumatorit.

Kujtojmë që kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe kompania “Elektrosever” kanë nënshkruar  në dhjetor të vitit të kaluar kontratën për normalizimin e shpërndarjes dhe të furnizimit me energji elektrike në katër komunat në veri të Kosovës. KEDS ka njoftuar se kontrata ka për qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat