Baton Haxhiu: Cila është vërtet strategjia e Albin Kurtit?

Aktuale

Baton Haxhiu: Cila është vërtet strategjia e Albin Kurtit?

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:13
Albin Kurti, Baton Haxhiu

Baton Haxhiu, gazetar dhe analist, ka shkruar një opinion, të titulluar “Dy të (pa)vërtetat që ndërkombëtarët i kanë krijuar për Albin Kurtin”.

Në shkrimin e tij, Haxhiu shkruan mbi dy teori të krijuara rreth Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

“Në një anë, përmendet një teori optimiste, sipas së cilës Kurti, me veprimet e ashtuquajtura sovraniste, synon “të forcojë sovranitetin e Kosovës” dhe të mbrojë pozicionin e saj në dialogun me ndërkombëtarët. Në anën tjetër, shfaqet një teori skeptike, që e shikon Kurtin si një lider egocentrik, duke supozuar se ai mund të kërkojë avantazhe elektorale pa marrë parasysh zotimet e bëra në dialog.” – shkruan Haxhiu.

Pasi shkruan gjerë e gjatë për dy teoritë e ndërtuara rreth Kurti, ai ka pasur një pyetje në fund të shkrimit.

“Do të ndalem me kaq, por pyetja që tani është e drejtë ta shtrojmë, cila është vërtet strategjia e Albinit?” – pyeti Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat