Krasniqi: PDK-ja nuk e mbështet draftin e Asociacionit

Aktuale

Krasniqi: PDK-ja nuk e mbështet draftin e Asociacionit

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:45
Memli Krasniqi

Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, ku pritet të diskutohen çështjet të rëndësishme shtetërore dhe partiake.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, në adresimin e tij, ka kritikuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se ky draft-statut e prish karakterin unitar të shtetit të Kosovës dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht.

Krasniqi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë.

Më tej, ai ka folur edhe për mobilizimin e të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Ai ka bërë me dije se duhet të bëhet për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat