Çështja e Dinarit – Hovenier shkon sërish në qeveri

Aktuale

Çështja e Dinarit – Hovenier shkon sërish në qeveri

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 12:25
Jeff Hovenier

Ka shkuar sërish në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Media raporton se Hovenier tashmë gjendet brenda objektit të qeverisë.

Ambasadori amerikan ka gjasa që të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, e ku pritet të diskutohet për çështjen e dinarit.

SHBA ka disa ditë që po insiston në shtyrjen e vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

Media gjatë ditës ka raportuar se kryeministri Albin Kurti është nisur për Washington, kur pritet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat