​Kurti vizitoi Ambasadën e Kosovës në Shkup

Aktuale

​Kurti vizitoi Ambasadën e Kosovës në Shkup

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 14:24
Foto nga vizita

Kryeministri Albin Kurti vizitoi sot Ambasadën e Kosovës në Shkup ku në takim me ambasadorin Florian Qehaja diskutuan mbi punën e ambasadës, zhvillimet në shtetin pritës dhe nivelin e bashkëpunimit dhe raporteve Kosovë-Maqedoni e Veriut.

Kurti falënderoi ambasadorin Qehaja për mikpritjen.

Teksa shprehu konsideratat e tij për punën e shërbimit të jashtëm të Kosovës në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Ndryshe, Kurti gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut mori pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat