Xani: Rama ka ecur mbi kurrizin e Kosovës

Aktuale

Xani: Rama ka ecur mbi kurrizin e Kosovës

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 22:53
Edi Rama

Analisti Visar Xani, nuk është pajtuar me disa opinionit nga Shqipëria që samiti Ukrainë-Evropë Juglindore i mbajtur në Tiranë, ka qenë më shumë popullizëm nga Edi Rama.

Por, Xani ka thënë se ky samti dhe ngjarje tjera të mbajtura në Tiranë, janë si rezultat e strategjisë së Ramës.

Por, ai ka dhënë një arsye se përse Shqipëria është përzgjedhur të jetë nikoqire e disa ngjarjeve të mëdha siç ka qenë edhe Procesi i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sipas Xanit afërsia e raporteve të Ramës me Vuçiqin dhe mospërfillja e disa qëndrimeve të Kosovës e ka bërë që Shqipëria të ketë këtë vëmendje në diplomacinë evropiane.

“Duhet pranuar një fakt që Edi Rama ka ecur pak edhe në kurriz të Kosovës, për shkak se relaksimi i raporteve me Vuçiqin e kanë sjellë në këtë pozicion që me qenë e pranueshme që takimet e tilla. Po mos të kishte krisje dhe mospërfillje të qëndrimeve të Kosovës për disa çështje dhe mbase Shqipëria do të ishte shumë më anash në këto procese diplomatike. Por nuk them që e kanë dëmtuar Kosovën këto veprime të Shqipërisë”, ka thënë Xani.

Kosova në samitin për Ukrainën është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat