“Hiqen shenjat serbe, vendosen tabelat zyrtare”, VV del me një video nga aksioni në veri

Aktuale

“Hiqen shenjat serbe, vendosen tabelat zyrtare”, VV del me një video nga aksioni në veri

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:00
Pamje nga video

Ministria e Infrastrukturës ka filluar sot vendosjen e tabelave të vendbanimeve  me emrat e vendeve në veri të Kosovës në dy gjuhë shqip dhe serbisht, duke larguar tabelat që ishin të shkruara më herët në cirilik.

Këto pamje nga veriu i ka shpërndarë Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se u hoqën shenjat serbe dhe u vendosen ato zyrtare.

Siç raportoi mediumi në gjuhën serbe “KoSSev” më herët, punëtorët e Ministrisë janë ndihmuar edhe nga Policia e Kosovës e rajonit të Veriut.

“Policia e Kosovës siguron këto ekipe që lëvizin nga Rudari në Jarinje, duke hequr tabelat ekzistuese para vendeve ku hasin”, shkroi ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat