Deputetja e PDK-së, thotë se vendimi final për Thaҫin e të tjerët është afër

Aktuale

Deputetja e PDK-së, thotë se vendimi final për Thaҫin e të tjerët është afër

Nga: H.O. Më: 27 maj 2024 Në ora: 20:27
Kadri Veseli

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga PDK-ja, Blerta Deliu në një postim të saj në facebook shkruan se procesi i Hagës duhet të zhvillohet në mënyre të drejtë dhe pa paragjykime.

Ajo shkruan poashtu se vendimi final po afrohet dhe konfirmimi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, vetëmbrojtëse dhe çlirimtare.

Postimi i plotë:

Është thelbësore që procesi i Hagës të zhvillohet në mënyrë të drejtë, të shpejtë dhe pa paragjykime, duke respektuar shtetin ligjor dhe kushtetutën e Republikës tonë.

Këto kanë qenë parimet në të cilat kemi besuar - dhe në të cilat duam të besojmë deri në fund.

Çlirimtarët tanë e kanë dëshmuar secilën ditë të këtij procesi pafajësinë e tyre.

Vendimi final po afron, përkundër zgjatjes së pajustifikueshme, e bashkë me të edhe konfirmimi se: lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, vetëmbrojtëse dhe çlirimtare.

#MeÇlirimtarët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat