Fotoja e “gërvishtur’ e Rugovës, provë kundër Krasniqit?

Aktuale

Fotoja e “gërvishtur’ e Rugovës, provë kundër Krasniqit?

Më: 28 maj 2024 Në ora: 19:14
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, ka folur sot në lidhje me rastin e fotografisë së gërvishtur të ish-presidentit Ibrahim Rugova e cila u pranua si provë kundër ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në gjykimin e tij në Hagë.

“Si është marrë ajo provë, domethënë, a ka pranueshmëri ligjore baza me të cilën është marrë? Ku ka qenë e ruajtur ajo provë?

Si është marrë dhe me çka mund të vërtetohet se atë provë e ka dëmtuar zotëri Jakup Krasniqi në mënyrë që t’i shërbejë Gjykatës një provë për t’i ngarkuar ata konform aktakuzës, mandej një provë e tillë realisht, të cilin pretendon prokurori që ta bindë gjykatën ,që ta ketë si provë të pranueshme, realisht ajo e degradon edhe vetë bazën e aktakuzës ngase, sipas ligjit, procedurës penale, vazhdimisht gjykimi duhet të mbahet, vazhdimisht duhet t’i referohet objektit të akuzës ku mund të dalë jashtë asaj”, ka thënë Gashi-Bytyqi në Info Magazine.

“Vlera provuese e saj, besoj në profesionalizmin që duhet ta kenë ata, trupi gjykues, ata duhet të hedhin si provë të papranueshme, përndryshe, për mendimin tem, kjo së pari është një provë paragjykuese, një provë e cila nuk ka të bëjë me objektin e aktakuzës, edhe në fund të fundit, nëse prova të tilla merren edhe pranohen, që po prejudikoj, por unë prapë kam besim që nuk do të jetë provë e pranueshme, në njëfarë mënyrë e humbin edhe e zbehin edhe vetë kredibilitetin e kësaj gjykate”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat