Si e zgjidh ndërmjetësimi dajakun mes deputetëve?

Aktuale

Si e zgjidh ndërmjetësimi dajakun mes deputetëve?

Më: 28 maj 2024 Në ora: 19:20
Ndërmjetësuesi, Ali Gashi

Ndërmjetësuesi, Ali Gashi në një lidhje direkte në Info Magazine ka folur rreth rrahjes të ndodhur në Kuvendin e Kosovës, në korrikun e vitit të kaluar.

Ai ka treguar se si mund të arrihet ndërmjetësimi në bazë të ligjit, që lënda të mos shkojë në gjykatë që të mos ketë nevojë të rrihet çekani fare për të.

“Procedura të ndërmjetësimit janë të aplikuara në Kosovë që nga viti 2011, në bazë të ligjit për ndërmjetësim, në bazë të cilit ndërmjetësuesve iu lejohet të ndërmjetësojnë rastet, qoftë me vetëreferim apo me referim të gjykatave dhe prokurorive”, u shpreh Gashi.

“Procedurat e ndërmjetësimit zhvillohen për lëndë të preferuara nga gjykata në degë të Gjykatave Themelore dhe ato të referuara në Prokuroritë Themelore të Kosovës, dhe në këtë rast ndërmjetësuesit ftohen nga administrata e zyrës së ndërmjetësimit dhe ipet lënda për ta ndërmjetësuar mes palëve që kanë mosmarrëveshje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat