Krasniqi: PDK-LDK-AAK kanë rënë në “grackën” e Kurtit

Aktuale

Krasniqi: PDK-LDK-AAK kanë rënë në “grackën” e Kurtit

Më: 29 maj 2024 Në ora: 18:19
Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi nga PSD ka thënë se të tri partitë opozitare kanë rënë në “grackën” e kryeministrit, Albin Kurti.

Krasniqi tha se Kurti është duke i shtyrë partitë opozitare që të shtyhen në mes veti, derisa sipas tij ai vet nuk ka dashur që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Shihe se çfarë është duke i bërë tash opozitës, është duke i shti ato me u kap njëra me tjetrën, kqyre çfarë ju bani. Vet Kurti nuk i jep votat, se ai i ka votat bashkë me PDK-në…me PDK-në kokan marrë vesh që shkojmë në zgjedhje…Kqyre tash ku është duke ia gjujtë topin me i shti ato me u kap në mes veti, jo ju dashtë, jo ju nuk dashtët, ku realisht të tri partitë opozitare kanë ra në grackën e Kurtit duke mos pasur qëndrim të qartë mbi pozicionet e Kurtit, duke mos pasur qëndrim real dhe të sinqertë mbi situatën në Kosovë…”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se Kurti me ftesën që ia ka bërë partive opozitare ka dashur që të largoje vëmendjen nga kushtëzimet që po i bëhet Kosovës nga ndërkombëtarët për Asociacionin.

“Këtu shpërfaqët qëllimi i Kurtit më këtë darkën e famshme, ku i ftojë partitë opozitare, e i shkojë PDK-së. Pra të mos flasim për diçka tjetër shumë të rëndësishme që ka ndodhur në këtë vend, por të flasim nja dy javë për zgjedhje dhe në fund të mos shkojmë në zgjedhje… Ishte zhvendosje e vëmendjes e planifikuar nga Albin Kurti dhe e ofruar si dhuratë nga PDK-ja”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat