Nikolla: Çlirimi i Kosovës është vepër e popullit të saj dhe vullnetit të partnerëve

Aktuale

Nikolla: Çlirimi i Kosovës është vepër e popullit të saj dhe vullnetit të partnerëve

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 11:26
Lendita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lendita Nikolla, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se kjo është vepër e popullit të saj.

Në seancën solemne, ajo theksoi se Kosova e lirë dhe e pavarur është edhe rezultat i vullnetit të partnerëve ndërkombëtarë.

“Çlirimi i Kosovës është vepër e popullit të Kosovës. Ne kemi mbijetuar gjithmonë në të gjitha udhëkryqet e historisë. Ky çlirim erdhi nga bijtë e saj, Kosova e lirë dhe e pavarur është rezultat i vullnetit të partnerëve. Gjatë këtyre 25-vjetëve, Kosova po ndërtohet si një shtet modern. Shqipëria mbështetë fuqishëm Kosovën”, tha Nikolla.

Kryekuvendarja shqiptare shtoi se çdo sukses i Kosovës, është edhe sukses i Shqipërisë dhe anasjelltas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat