Ish-komandanti: Vulën për çlirimin e Kosovës e dha NATO

Aktuale

Ish-komandanti: Vulën për çlirimin e Kosovës e dha NATO

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 18:14
Fatmir Sopi

Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Sopi ka deklaruar se vulën për çlirimin e Kosovës e dha siç e quan ai forca më e madhe ushtarake në botë, NATO.

Ndërkaq Sopi vlerëson se më meritori për lirinë tonë është vet populli që për shekuj nuk u pajtua me robërinë.

“Kosovën e çliroi përpjekja shekullore e popullit tonë për liri. Populli ynë nuk u pajtua kurrë me robërinë, ai brez pas brezi organizoi në mënyra të ndryshme sipas rrethanave për të ardhur deri te liria. Më meritorët janë heronjtë dhe dëshmorët, është sakrifica shekullore e popullit tonë, është UÇK-ja më vonë, janë gjithë ato vuajtje të atyre të burgosurve politikë e organizatave atdhetare. Prandaj Kosovën e çliruan populli ynë në përpjekje shekullore, e ndihmuar nga miqtë tanë ndërkombëtar, ndërsa vulën për çlirim të Kosovës e dha forca më e madhe ushtarake në botë në botë NATO”, u shpreh ai.

Për ish-komandantin, populli ynë ishte me fat që Aleanca për herë të parë në historinë e saj përdori forcën ndaj një shteti pushtues e gjenocidal, pas luftërave që kishte shkartuar në ish-jugosllavi.

“E shoh vetën dhe gjeneratën tonë me fat që kemi qenë pjesë e epokës së luftës sonte të armatosur, e epokës së lirisë. E shoh me fat popullin tonë që e zgjoi për herë të parë ndërgjegjen ndërkombëtare dhe e fitoi përkrahjen e NATOS që për herë të parë në historinë e saj ta përdori forcën ndaj një shteti pushtues e gjenocidal, pas luftërave që kishte shkartuar në ish-jugosllavi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat