Hajdari: UÇK-ja me aleatët e çliruan Kosovën

Aktuale

Hajdari: UÇK-ja me aleatët e çliruan Kosovën

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 20:56
Enver Hajdari

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka luajtur një rol kyç në çlirimin e Kosovës, duke bashkëpunuar me aleatët e saj si NATO dhe SHBA-ja, kështu ka deklaruar Enver Hajdari nga OVL-UÇK.

Megjithatë, ai gjithashtu vlerëson kontributin e Lëvizjes Paqësore, duke theksuar se çdo pjesëmarrës në luftën për liri ka pasur një rol të vetin.

Hajdari ka theksuar se përpjekjet për pavarësi të Kosovës kanë qenë të vazhdueshme gjatë historisë, por Serbia nuk ka njohur gjuhën e paqes, por vetëm të pushkës.

Ai ka potencuat se liria nuk është arritur lehtësisht dhe ka kërkuar sakrificë të madhe, duke e falënderuar UÇK-në dhe komandantin legjendar Adem Jasharin për kontributin e tyre në fitimin e lirisë për popullin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat