Gërvalla e cilëson si hap të rëndësishëm Forumin e Biznesit Kosovë-Portugali

Aktuale

Gërvalla e cilëson si hap të rëndësishëm Forumin e Biznesit Kosovë-Portugali

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 10:54
Kryediplomatja ka njoftuar se mbrëmë ka pritur në darkë nënkryetarin e Parlamentit Portugez, Marcos Perestrello

Në Prishtinë sot i hap punimet forumi i parë i Biznesit Kosovë –Portugali.

Në hapje të tij marrin pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe nënkryetari i parlamentit portugez, Marcos Perestrello.

Kryediplomatja ka njoftuar se mbrëmë ka pritur në darkë nënkryetarin e Parlamentit Portugez, Marcos Perestrello, dhe 23 përfaqësues të shquar të bizneseve portugeze të cilat për herë të parë marrin pjesë në forum.

“Ky forum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Jam e entuziazmuar për mundësitë që ky bashkëpunim do të sjellë në të ardhmen në zhvillim ekonomik dhe fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve tona”, shkruan ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat