Server ka kritikuar për qasje asimetrike në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Server ka kritikuar për qasje asimetrike në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 20:27
Daniel Server

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Server, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka pasur qasje simetrike në dialogun Kosovë-Serbi.

Server  ka thënë se Kurti s’ka pasur vullnet ta bëjë asociacionin dhe se amerikanët dhe evropianët e kanë pasur gabim, kur kanë menduar se kjo do të ndodhte pa një përgjigje reciproke.

“Besoj se është tejet e qartë që amerikanët kanë marrë anën e Beogradit në këtë çështje. Janë përpjekur që ta përafrojnë Beogradin me Perëndimin përgjatë gjitha administratës së Biden-it, por, siç e dinë kosovarët më së miri, ky lloj përafrimi nuk funksionon asnjëherë dhe nuk ka pasur asnjë lloj progresi në kuptimin e përafrimit të Serbisë me Perëndimin.

Në fakt, Serbia është përafruar me Kinën e me Rusinë shumë më shumë se që ka qenë ndonjëherë”, tha Server.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat