Sulme të reja nga Serbia, Quni: Për sigurinë më pak të flasin politikanët, e më shumë institucionet përgjegjëse

Aktuale

Sulme të reja nga Serbia, Quni: Për sigurinë më pak të flasin politikanët, e më shumë institucionet përgjegjëse

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 16:03
Anton Quni

Ish – ministri i Mbrojtjes Antoni Quni thotë se deklaratat e krerëve të shtetit se Serbia po përgatit kërcënime dhe sulme të reja ndaj Kosovës, i quan logjikë ballkanike të shekullit të kaluar, të cilat prodhojnë krizë për të mbetur në pushtet.

Në një prononcim për gazetën deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se për sigurinë nacionale duhet të flasin më shumë institucionet përgjegjëse, e më pak politikanët.

“Për situatën e sigurisë nacionale duhet të flasin më shumë institucionet përgjegjëse e më pak politikanët.

Duhet të tejkalohet kjo logjikë ballkanike e shekullit të kaluar që prodhon kriza për të mbetur në pushtet”, tha Quni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat