Ky është i arratisuri nga burgu i Smrekonicës

Aktuale

Ky është i arratisuri nga burgu i Smrekonicës

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 11:50
Faton Hajrizi

I arratisuri nga Shërbimi Korrektues i Kosovës është Faton Hajrizi, mëson media nga burimet e saj.

Hajrizi, rreth dy muaj më parë kishte dhënë intervistë për mediet.

Ai kishte folur gjerë e gjatë për të bëmat e tij rreth ikjeve nga burgjet, ndërsa kishte folur edhe për një të tillë nga Bonsteel-i.

Për arratisjen e tij ka njoftuar edhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku në njoftimin e tyre u bë e ditur se janë suspenduar dy persona, oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat