Siguria publike sa po vjen e po bëhet më e pasigurt.
Ish-kreu i AKI-së, Burim Ramadani, ka ngritur shqetësimni mbë sigurinë publike të qytetarëve.
“Krimi që ka arritur shkallë të lartë në kohët e fundit patjetër se rrit dukshëm ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Shqetësuese mungesa e sigurisë publike.
Qytetarët e Kosovës po përballen me dobësim të dukshëm të sigurisë publike.
Qytetari është më i pambrojtur sot! Siguria Publike është më e keqe sot! Lajmet nga anëkënd Kosovës janë të mbushura me raste dhune, sikurse ishin edhe lajmet e mëngjesit sot.
Krimi që ka arritur shkallë të lartë në kohët e fundit patjetër se rrit dukshëm ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve.
Siguria publike është kusht i domosdoshëm për jetën më të mirë dhe më të sigurt të qytetarëve.