Trepça Sh.A mori një vendim të rëndësishëm pak para mesnate

Aktuale

Trepça Sh.A mori një vendim të rëndësishëm pak para mesnate

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 06:05
Trepça Sh.A

Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes Trepça Sh.A., përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv z. Bashkim Kurti.

Sipas njoftimit, në vend të Kurit njëherësh është emëruar z. Faton Ahmetin U.D Kryeshef Ekzekutiv nga pozita e që ishte duke ushtruar si Zëvendes Kryeshef Ekzekutiv.

“Bordi Mbikëqyrësi i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. ka falënderuar z. Bashkim Kurti për angazhimin dhe kontributin e  dhënë përgjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme për ndërmarrjen Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. njofton opinionin e gjerë publik se ka qenë i përkushtuar në përzgjedhjen e kandidatit më të përgatitur dhe profesional për të udhëhequr ndërmarrjen Trepça Sh.A., natyrisht duke respektuar kushtet dhe kriteret e përshkruara në shpalljen publike.

Megjithatë, Bordi Mbikqyrës është i prirur të respektojë vendimet e gjyqësorit dhe si rrjedhojë në takimin e mbajtur me datë 02.08.2024, bazuar në Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë  C.nr.661/24 ka anuluar e Vendimin e datës 11.01.2024 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv.

Me këtë rast, ka liruar nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv z. Bashkim Kurti.

Për më tepër, në këtë takim ka analizuar situatën në dhe rreth ndërmarrjes Trepça Sh.A. dhe njëherësh ka emëruar z. Faton Ahmetin U.D Kryeshef Ekzekutiv nga pozita e që ishte duke ushtruar si Zëvendes Kryeshef Ekzekutiv.

Bordi Mbikëqyrësi i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. ka falënderuar z. Bashkim Kurti për angazhimin dhe kontributin e  dhënë përgjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme për ndërmarrjen Trepça Sh.A

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat