Priten dokumentet dhe raporti i autopsisë nga Serbia! Trupi i Faton Hajrizit mbërriti në Kosovë, ja kur do të bëhet ekspertiza

Aktuale

Priten dokumentet dhe raporti i autopsisë nga Serbia! Trupi i Faton Hajrizit mbërriti në Kosovë, ja kur do të bëhet ekspertiza

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 09:40
Faton Hajrizi

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të bërë ekspertizën e nevojshme.

Sipas asaj që mëson media telegrafi, ekspertiza e trupit të viktimës pritet të bëhet javën e ardhshme.

Sipas burimeve, procedurat duhet të bëhen me komision si edhe  priten dokumentet dhe raporti  i autopsisë nga  Serbia.

Sipas të gjitha gjasave shtyhet për javën tjetër. Duhet të bëhet me komision. Paraprakisht duhet me na i dorëzu dokumentet Serbia. Raportin e tyre të autopsisë”, bëjnë të ditura burimet.

Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci para mediave konfirmoi se misioni tashmë është kryer, dhe se trupi i është dorëzuar organeve përgjegjëse në Kosovë.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër.

Ai ishte arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës më 6 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat