Edona Maloku emërohet ambasadore e re e Kosovës në Portugali

Aktuale

Edona Maloku emërohet ambasadore e re e Kosovës në Portugali

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 14:56
Edona Maloku, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e ka emëruar Edona Malokun, ambasadore të Kosovës në Portugali.

Në platformën X, Osmani ka thënë se është e kënaqur me emërimin që e ka bërë duke e quajtur Malokun një akademike dhe profesioniste e dalluar.

Njoftimi:

“Jam e bindur se njohurit dhe angazhimi i saj do të jenë të paçmueshme, ndërsa punojmë drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleatit tonë Portugalisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat