Zëvendëskryeministre e qeverisë së Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuesi i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Eric Poppe.
“Gjatë takimit tonë, kemi shqyrtuar në detaje temat kyçe të rëndësishme për politikën tonë, duke përfshirë strategjitë tona për përmirësimin e pozicionit të komuniteteve jo shumicë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe promovimin e lirisë së fjalës.
Ne gjithashtu kemi fokusuar në angazhimin tonë për një luftë efektive kundër dezinformacionit dhe fjalës së urrejtjes, që janë sfida të rëndësishme në shoqërinë e sotme. Për më tepër, kemi diskutuar për rrugën e Kosovës drejt Bashkimi Evropian dhe hapat që duhet të ndërmarrim për të përmirësuar integrimin tonë në strukturat evropiane.
Ky takim ofroi mundësinë për të ndarë përpjekjet dhe arritjet tona në këto fusha, si dhe për të reflektuar mbi hapat e ardhshëm për përmirësimin dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat ndërkombëtare. Po ashtu, në takim mori pjesë Habit Hajredini, drejtori i zyrës pranë zyrës së kryeministrit për menaxhimin e mirë dhe anëtar i grupit ndërinstitucional të punës për përgatitjen e dosjeve për aplikimin e statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Ky takim konfirmon angazhimin tonë për standardet evropiane dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, me qëllim forcimin e demokracisë, kohezionit social dhe përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve në vendin tone”