Visar Xani flet për hapjen e urës së Ibrit dhe mjetet e blinduara të KFOR-it

Aktuale

Visar Xani flet për hapjen e urës së Ibrit dhe mjetet e blinduara të KFOR-it

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 22:11
Visar Xani

Politologu, Visar Xani ka vlerësuar se qëndrimi i disa automjeteve të blinduara të KFOR-it mbi urën e Ibrit gjatë ditës së mërkurë, ka bërë që kryeministri Kurti dhe zyrtarët tjerë të qeverisë të zbusin deklarimet për hapjen e urës.

Ai vlerësoi se pas kësaj erdhe reagimet se nuk ka datë për hapjen e urës dhe se për këtë do të koordinohen.

“Në momentin e parë që i pamë mjetet e blinduara të KFOR-it mbi urën e Ibrit, patëm reagime të shpejta nga Qeveria se ne s’po e hapim urën endë nuk është caktuar data dhe do të behet kjo në koordinim. Shtrohet pyetja pse deri më sot nuk patë koordinim. Pse u dashtë disa blinda të vijnë të na tregojnë. Ata treguan rrugën që kjo çështje duhet të adresohet në Bruksel dhe të trajtohet atje”, ka thënë Xani.

Ai ka thënë se moszbatimi i planit franko – gjerman po hapë tema të reja.

Të mërkurën vetura të blinduara të KFOR-it por edhe EULEX-it janë parë mbi urën mbi lumin Ibër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se hapja e urës nuk është kundër askujt e më aq më pak ndaj partnerëve. Ai shtoj se për këtë do të ketë koordinim me ndërkombëtarët.

Edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se çdo veprim do të jetë në koordinim me partnerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat