“Hapeni vetë urën e Ibrit!” – Kritika e ashpër ndaj ndërkombëtarëve

Aktuale

“Hapeni vetë urën e Ibrit!” – Kritika e ashpër ndaj ndërkombëtarëve

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 17:40
"Ndërkombëtarët po bëjnë shaka me Kosovën" – Thirrje për hapjen e Urës së Ibrit

Një postim i fuqishëm në Facebook ka ngjallur debat të gjerë në rrjetet sociale, duke vënë në qendër të vëmendjes qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të qeverisë së Kosovës, veçanërisht në lidhje me situatën në veri të vendit. Në këtë postim, kritikohet ashpër pozicioni i ndërkombëtarëve që kanë kundërshtuar disa vendime të rëndësishme të qeverisë Kurti, përfshirë kontrollin e territorit, vendosjen e targave të Kosovës dhe ndalimin e transferimeve financiare në veri.

Autori i këtij postimi, analisti i njohur Milaim Nela, thekson se pavarësisht kundërshtimeve, të gjitha këto vendime kanë rezultuar të suksesshme. Nela i bën thirrje ndërkombëtarëve që të marrin veprime konkrete, duke i sfiduar që të hapin vetë Urën e Ibrit, dhe ironizon rolin e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, në negociatat për Kosovën.

Image
Milaim Nela sfidon ndërkombëtarët: "Hapeni vetë urën e Ibrit!"

Postimi i plotë i Milaim Nelës në Facebook:

Ndërkombëtarë – hapeni vetë urën!

Vendimet e qeverisë Kurti në kundërshtim me vullnetin e ndërkombëtarëve;

1. Ndërkombëtarët ishin KUNDËR kontrollit të territorit të Veriut nga forcat e policisë speciale të Kosovës. Forcat u futën e sot atje në masë të madhe sundon rregulli dhe ligji.

Edhe serbët nuk ju përgjigjen si më parë çangave të alarmit të Beogradit.

Pra kjo rezultoi SUKSES!

2. Ndërkombëtaret ishin KUNDËR vendimit të qeverisë së Kosovës për targat në veri të Kosovës.

Sot kemi targa te Republikës se Kosoves ne shumicë në atë pjesë të territorit të Kosovës.

Rezultati - SUKSES.

3. Ndërkombëtaret ishin KUNDËR vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit dhe transfertave të dinarit në veri të Kosovës.

Rezultati ishte - SUKSES i qeverisë së Kosovës.

4. Ndërkombëtarët ishin KUNDËR mbylljes së zyrare të Postës Serbe në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës i mbylli.

Edhe ky vendim rezultoi SUKSES!

5. Ndërkombëtarët janë ngritur në kor kukuvajkash nga Washingtoni në Paris, Bruksel e Prishtinë KUNDËR hapjes së Urës së Ibrit duke paralajmëruar se nëse hapet mund të plasë lufta e Tretë Botërore!

Ajo çka kundërshtimet e ndërkombëtarëve kanë të përbashkët është togfjalëshi: “nuk jemi kundër por nuk është momenti i duhur”!

…dhe kur mendon se jemi 25 vjet nga çlirimi i Kosovës e 16 vjet nga pavarësia e saj!

Lajçaku një personazh tashmë gati grotesk për rolin e tij krejt të njëanshëm në këto negociata thotë që ura duhet të diskutohet në Bruksel si pjesë e negociatave!

Miroslav!

You have become a joke man!

Stop doing this!

Stop eroding your career!

EU taxpayers should not pay money to such clowns!

Ura DUHET të hapet e do të HAPET e asgjë nuk do të ndodhë sepse ura nuk rrezikon asgjë e asnjë!

Ah po rrezikon planet e atyre që duan Kosovën të ndarë e dorën e Serbisë në Kosovë.

Do të ishte në nderin e KFOR dhe ndërkombëtarëve që ta hapnin vetë urën e Ibrit pa e pyet fare qeverinë e Kosovës që kjo të mos i marrë meritat e hapjes se saj.

Kjo do të ju a ruante sado pak dinjitetin dhe integritetin që e keni humbur prej kohësh!

Ky mesazh i ashpër i Nelës, i cili ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga komentuesit, pritet të nxisë më tej debatin për rolin e ndërkombëtarëve në Kosovë dhe veçanërisht për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat