Shkodra: Idiotësi gara se kush është më pro amerikan

Aktuale

Shkodra: Idiotësi gara se kush është më pro amerikan

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 00:57
Selam Shkodra

Njohësi i sigurisë, Selam Shkodra, tha se çdo kush në hapësirat shqiptare dëshiron raporte të mira me ShBA-në.

Ndërkohë, e quan idiotësie garën në Kosovë që dikush dëshiron të tregohet më pro amerikan.

“Askush nuk e konteston atë, gjithkush në hapësirat shqiptare është për me pas raporte të mira me ShBA-në dhe gara për t’u dukur dikush më pro amerikan është garë idiote në këtë vend. Nuk duhet me ekzistua ajo garë”, tha ai.

Sipas tij, relacionet mes shteteve ndryshojnë.

“ShBA-ja e ka bombarduar Serbinë para 25-viteve sot po e sheh si aleat edhe Franca e ka bombarduar pikërisht me këta avion të kësaj gjenerate dhe sot po ia shet Serbisë. Relacionet ndryshojnë”, deklaroi Shkodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat