Situatë e tensionuar/ Mbyllen pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës – Sveçla jep detajet e fundit

Aktuale

Situatë e tensionuar/ Mbyllen pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës – Sveçla jep detajet e fundit

Nga: Bota sot Më: 6 shtator 2024 Në ora: 21:48 Përditësuar në ora: 00:16 më 07.09.2024
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Mbyllet edhe Merdarja – Sveçla: Qytetarët që duan të kalojnë tranzit nëpër Serbi po ndalen në mënyrë fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë, kështu ka njoftuar ministri i brendshëm Xhelal Sveçla.

Sveçla përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo mbyllje erdhi pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që thotë se po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë.

“Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situates”, shkroi Sveçla.

Ndryshe, Sveçla pak orë më parë njoftoi se për shkak të sigurisë së qytetarëve është mbyllur kufiri në Bërnjak.

Situatë e tensionuar, Sveçla njofton mbylljen e pikës kufitare në Bërnjak: Janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar

Nga: A.M.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje në lidhje me protestat e serbëve dhe bllokimin e pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes një postimi në Façebook njoftoi se në këto protesta janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar, të cilët kanë ndalur udëtarët.

Po ashtu, tha se një familje që po udhëtonte për në Gjermania është kthyer prapa me forcë.

“Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.

Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, shkroi ndër të tjera ministri Sveçla, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.

Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.

Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat