Pika kufitare në Merdarë vazhdon të jetë e mbyllur dhe mos të ketë qarkullim të automjeteve që nga dje( e premte) në orët e mbrëmjes.
Gjatë qëndrimit të ekipit të Kp në Merdarë, disa qytetarë me veturat e tyre erdhën për të kaluar këtë pikë, porse u njoftuan nga policët kufitar se është e mbyllur.
Përveç kësaj pike, e mbyllur është edhe pika tjetër kufitare në Bërnjak.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani kanë thënë se në Jarinje automjetet kanë filluar të qarkullojë porse nuk ka konfirmuar nëse bllokada është hequr.
Pas mbylljes së pesë zyrave të strukturave paralele në veri nga Policia e Kosovës me dyshimet për falsifikim me dokumente, Këshilli për Bllokada i Serbisë paralajmëroi bllokim të pikë-kalimeve kufitare.
Bllokimi i pikë-kalimeve nisi dje (e premte) në mbrëmje, derisa autoritetet e Kosovës i kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë.