“Nëse hapja e urës ju pengon, KFOR-i le ta prish me eksploziv”/ Kujt po i drejtohet opinionisti?

Aktuale

“Nëse hapja e urës ju pengon, KFOR-i le ta prish me eksploziv”/ Kujt po i drejtohet opinionisti?

Nga: A.SH Më: 7 shtator 2024 Në ora: 13:38
KFOR

Opinionsti Sulejman Mehazi, i revolutar ka thënë se pasi Ura e Ibrit po del të jetë problem për BE dhe SHBA, atëherë KFOR-i le ta prish me eksploziv.

Por, sipas tij, ky nuk është problemi. Problemi është se hapja e urës “është korruptive si për terroristët serbë të Vuçiqit, poashtu dhe për kriminelët e KFOR-it dhe BE-së ruse”.

Shkrimi i plotë:

Nëse hapja e urës së Ibrit për kriminelët e Serbisë, BE-së dhe SHBA-ve është problem, le ta prish KFORI me eksploziv

Nëse ndërkombëtarët e prishur, të padrejtë e të korruptuar janë kundër hapjes së urës së Ibrit atëherë lehtë e kanë, nëse hapja e urës ju pengon, ja KFOR-i aty është prezente le të eliminojë urën me eksploziv dhe problemi i madh i ndërkombëtarëve kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, zgjidhet përgjithmonë. Ama jo, jo problemi i hapjes së urës së Ibrit është korruptive si për terroristët serbë të Vuçiqit, poashtu dhe për kriminelët e KFOR-it dhe BE-së ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat