Gjendja aktuale në vendkalimet kufitare
Në orët e pasdites gjendja në të gjitha pikat e vendkalimeve kufitare të Kosovës është e qetë dhe pa probleme.
Pas mbylljes së djeshme të Bërnjakut dhe Merdares, për shkak të bllokadës nga grupe serbe në pjesën e territorit të Serbisë, sot gjatë ditës janë hapur edhe këto dy pika kufitare dhe nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve nga të dyja anët.
Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se pritjet e zakonshme janë nga 3 deri në 10 minuta në Jarinje, Bërnjak, Te Dheu i Bardhë, Vërmicë, Mutivodë, Hani i Elezit, Glloboçicë, Kullë, Muçibabë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Stançiq.