Këta janë gjashtë personat që u rrahën afër diskotekave në Prishtinë, përfundojnë në ndalim

Aktuale

Këta janë gjashtë personat që u rrahën afër diskotekave në Prishtinë, përfundojnë në ndalim

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Konfliktet në lokale të ndryshme e diskoteka të cilat veprojnë pas mesnate janë bërë mjaft të shpeshta. Këto raste jo rrallëherë eskalojnë edhe në përleshje fizike, siç dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, afër diskotekave që ndodhen në zonën industriale në Prishtinë. Gjashtë persona janë përfshirë në përleshje, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.  

Sipas informacioneve të para, 2 prej të dyshuarve janë kapur me 4 të tjerë, për motive akoma të panjohura dhe për pasojë pësuan lëndime e përfunduan në QKUK.

Sinjali ka mësuar se personat e dyshuar janë:

Pajtim Hoxha (34), Përparim Gashi (33), Malsor Mustafa (20), Jeton Mustafa (22) kundër Florent Sadiku (23) dhe Arbresh Nura (27).

Burimet thonë se pasi Policia ka intervenuar, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin në të cilin janë përfshirë dhe më pas janë dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë – përveç njërit prej tyre, i cili po vazhdon trajtimin në QKUK.

Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat