Osmani e konfirmon që s’e deshti afër Martin Berishajn gjatë vizitës në Kroaci: Ashtu kam vendosur

Aktuale

Osmani e konfirmon që s’e deshti afër Martin Berishajn gjatë vizitës në Kroaci: Ashtu kam vendosur

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 21:38
Martin Berisha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në gusht ishte në një vizitë zyrtare në Kroaci, aty afër saj nuk shihej Martin Berishaj, ambassador i Kosovës në Kroaci.

Berishaj është i përfolur për një skandal financiar në sektorin e energjisë, gjë për të cilën ishte thirrur për intervistim edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës në komision.Opozita ka kërkuar nga Qeveria që ta shkarkojë Berishajn, por kjo nuk ka ndodhur.

E presidentja Osmani, ka thënë se nuk është kompetencë e plotë e saj që ta bëjë një shkarkim të tilllë, por shtoi se në të njëjtën kohë nuk mund ta shpall fajor Berishajn pa vendim të gjykatës.

Ajo tha se në takimin e fundit kishte vendosur që mos ta ketë Berishajn gjatë vizitës zyrtare.

“Nuk kam pasur komunikim me të, nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit (në Kroaci). Sepse kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë sepse e kam pasur stafin tim, dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës”, ka thënë Osmani në “Kallxo Pernime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat