Fotoreporteri i “New York Times”: Kosova, një prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti pas lufte

Aktuale

Fotoreporteri i “New York Times”: Kosova, një prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti pas lufte

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 10:54
Alan Chin

Alan Chin, fotoreporteri i “New York Times”, i cili kishte shkrepur fotografinë e njohur në funeralin e Ali Paçarrizit, luftëtarit të UÇK-së në shtatorin e vitit 1998, ka vizituar Prishtinën të hënën.

Teksa mori pjesë në një bashkëbisedim me “Reporting House”, fotografi i njohur, ka thënë se Kosova është vendi që ka ndryshuar më së shumti pas lufte.

Chin ka treguar historinë e tij, se si ka mbërritur deri në Kosovë gjatë luftës, dhe se sa shokuese ka qenë një gjë e tillë nga distanca.

Ai po ashtu ka theksuar se gazetarët kanë sot më shumë liri e se “koha ka ndryshuar”.

“Kam qenë në një angazhim nga Neë York por kam qenë freelancer, dhe nëse jeni studentë të gazetarisë besoj se e dini që nuk ka lidhje ku je, është njëjtë vështirë të kryesh këtë punë. Ju keni më shumë liri sot, në atë kohë ne kemi pasur më shumë kufizime. Nuk kemi pas shpërndarje kaq të madhe, mirëpo te liria ka qenë më ndryshe.

“Është prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti nga vendet që kam vizituar pas lufte. Lubjana s’ka ndryshuar aspak. Kur kam qenë për herë të parë këtu kam qenë 26 vjeç, por ka qenë një jetë tjetër. Sikurse njerëz të shumtë, kam qenë student dhe unë i interesuar në fotografi. Babi im ka qenë fotograf shumë i mirë dhe unë km qenë pjesëtari i parë i familjes time i lindur në Amerikë. Tash kuptohet që me çështjen e zgjidhur të vizave mund të udhëtoni ku të doni, por në atë kohë ka qenë udhëtim që është bërë një apo dy herë në jetë. Prindërit e mi kanë ardhë në Amerikë dhe kurrë nuk ishin kthyer në Kinë, kishin punuar me pagesë të ulët, i kam marrë 144 fotografi vetëm kam mundur t’i bëjë në total gjatë vizitës time në Pekin, tash këto do t’i bëja për 10 minuta”, ka thënë Chin.

Ai ka treguar se kanë qenë disa fotografi ato që e kanë inspiruar të vijë në në Ballkan, ndërsa ka ndarë edhe historinë e rrugëtimit të tij, nga Kina në Paris.

“Kur kam ardhë në Kosovë, shpesh më është harxhuar filmi por për fat të mirë ka pas dyqane të fotografisë ku kemi mundur të blejmë. Ish-Jugosllavia, jetoni në një shtet të pavarur tash dhe e keni fituar këtë të drejtë, për njerëzit e gjeneratës sime e shihnim këtë si kolapsi i ish-Jugosllavisë, më kujtohet kur kam qenë 18 vjeç dhe kam punuar për vetë menaxhimin, ka pasur shumë diskutime për Jugosllavinë. Ka qenë shokuese që të shihet një gjë e tillë nga distanca, kam qenë i ri nuk kisha bërë asgjë në Kinë por isha duke punuar për një agjenci”.

“Në verën e ‘95 ishim duke parë fotografi, gjëra të tmerrshme që kishin ndodhur. Shihja këto dhe thoja çfarë jam duke bërë, duhet të jem atje, kështu një ditë thashë që dua të lë punën, as nuk kisha kursime, thjesht kam marrë një rrogë dhe kam blerë biletë për Paris, dola prej aeroplanit në Paris dhe shkova mora kreditimin e gazetarisë. Kam pas pak punë në Amerikë, disa referenca, dhe thashë se po Shkoj në Sarajevë, por nuk kishte fluturime dhe ish dashtë me autobus, lufta sapo kishte përfunduar, doli të jetë praktikë e mirë kjo, ndoshta më mirë që ishte kry lufta, sepse ekspozimi parë nuk do duhej të ishte me masakra e qindra vrasje në vit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat