Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse

Aktuale

Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 10:56
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për largimin e Kosovës nga aleatët ndërkombëtarë.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri shprehu shqetësimin e tij për politikën e jashtme të vendit.

“Serbia do të jepte miliarda vetëm që ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane dhe vendet e tjera aleate. Albini e largoi Kosovën pa pagesë fare,” shkroi Haradinaj. Ai shtoi se politika e Kurtit në Uashington po konsiderohet gjithnjë e më shumë si “gati armiqësore”, ndërsa Evropa po instalon një politikë “6 minus 1” në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova është e përjashtuar nga çdo proces integrues.

Lideri i opozitës nuk kurseu as presidenten Vjosa Osmani, duke e quajtur “presidente koti” dhe duke e akuzuar për bashkëpërgjegjësi në veprimet e qeverisë. “Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj,” u shpreh Haradinaj, duke kritikuar përpjekjen e presidentes për t’i shpëtuar përgjegjësisë. Sipas tij, situata aktuale ka izoluar Kosovën dhe ka forcuar agjendën serbe në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat