Këta janë të rinjtë që e rrahën brutalisht mërgimtarin afër një diskoteke në Prishtinë

Aktuale

Këta janë të rinjtë që e rrahën brutalisht mërgimtarin afër një diskoteke në Prishtinë

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 13:33
Ilustrim

Një grup prej katër të rinjve, për motive akoma të panjohura i kanë rrahur brutalisht dy persona, mëngjesin e 7 shtatorit, afër diskotekave në zonën industriale në Prishtinë. Dy viktimat përfunduan në spital, njëri prej të cilëve me lëndime të rënda. Të dyshuarit u arrestuan dhe ndaj tyre ditës së djeshme u mbajt seanca, ku u caktua masa e paraburgimit.

Viktima në këtë rast është një mërgimtar, i cili ndodhet në spital dhe akoma nuk është deklaruar për rastin, për shkak të gjendjes.

Emrat e katër të dyshuarve Jeton Mustafa (22), Përparim Gashi (33), Malsor Mustafa (20) dhe Pajtim Hoxha (34), ndërsa tashmë ka siguruar edhe fotot e tyre.

Si ndodhi rasti?

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se pas një mosmarrëveshje brenda diskotekës me viktimën, të dyshuarit dalin para hyrjes së diskotekës, ku e presin derisa i njëjti të dalë jashtë.

Në momentin kur viktima del nga diskoteka, katër të dyshuarit e përcjellin dhe e godasin me mjete të forta (tulla) në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e këtyre goditjeve, i riu ka pësuar lëndime të rënda trupore, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë në kërkesën për paraburgim.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat