Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Aktuale

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 20:26
KFOR-i ameirkan

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të Lindje të misionit KFOR, i cili drejtohet nga NATO, kryen patrullim brenda komunës së Leposaviqit.

Kjo u bë e ditur nga KFOR-i në një postim të hënën në Facebook.

Ky patrullim është pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, që ka për qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

KFOR-i është ndërhyrësi i tretë në rast emergjence, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it, me të cilët bashkëpunon ngushtësisht për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë.

Gjatë ditës edhe ushtarët letonezë të KFOR-it të kryen një patrullë rutinore brenda komunës së Zubin Potokut.

Sipas njoftimit të NATO-s, patrullat janë një nga disa aktivitete që KFOR-i kryen në baza ditore, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat