Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali, kanë bërë homazhe para memorialit “Heroinat” në Prishtinë.
Pas homazheve, të njëjtit nuk u prononcuan për media. Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Spiropali ka takuar edhe Kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Gjatë ditës kryetari i kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali.
Të dy ata kanë mohuar që ka ngrirje të raporteve mes të dyja vendeve, duke theksuar se po vazhdojnë me bashkëpunimin mes institucioneve.