Mungojnë deputetët, dështon vazhdimi i seancës

Aktuale

Mungojnë deputetët, dështon vazhdimi i seancës

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Vazhdimi i seancës së sotme plenare ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve.

Vazhdimi i seancës ishte paraparë të nis në orën 14:30, por nisi në orën 15:00. Kryetari i Kuvendit,

Glauk Konjufca nisi seancën duke i rekomanduar deputetëve që mos t’i ndërrojnë vendet për shkak të instalimit të paisjeve të reja. Ai tentoi të votohet njëri nga projektligjet por nuk kishte kuorum.

Konjufca shtoi se ka menduar që deputetët mezi e kanë pritur sesionin vjeshtor i cili nisi sot, por siç duket jashtë ka gjëra më interesante. Në fund mbylli seancën për të vazhduar ditëve në vijim për shkak se në sallë ishin vetëm 57 deputetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat